Brentford 2-2 Tottenham

GOLAT/ Chelsea dhe Liverpool 'paqe' në Londër! Tottenham ngec mes 4 golash

13 Gusht 2023, 17:57| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 22:39

  • Share

Premier League në Angli është në javën e parë për sezonin e ri. Kjo e dielë sportive ka filluar me barazimin 2-2 mes Brentford dhe Tottenham. Në Londër, të dyja skuadrat kanë mbyllur llogaritë pas vetëm 45 minutave të para, ku u shënuan të katër golat. Në 17:30 në "Stamford Bridge" Chelsea dhe Liverpool barazuan 1-1. 

Chelsea dhe Liverpool barazuan 1-1 për javën e parë në Premier League. Në "Stamford Bridge" u shënuan dy gola, teksa gjithçka u vendos në pjesën e parë. Përballja mes dy gjigantëve në ishull ishte me raste dhe spektakël, teksa gjithçka u zhbllokua në minutën e 18-të.

Ishin miqtë që me Diaz morën epërsinë, kjo pas asistit të Salah. Në të 37 minutë do duhej Disasi për të vendosur ekuilibrin te Blutë e Pochettinos, që debuton me një pikë në ndeshjen zyrtare.

Në 'Brentford Community Stadium' në Londër, vendasit e Brentford barazuan 2-2 kundër Tottenham. Për javën e parë të Premier League, nuk munguan golat, me rrjetën që u tund katër herë qysh në pjesën e parë. Gjithçka u hap në minutën e 11 nga Spurs, me Romero që përfitoi pas asistit të Maddison.

Brentford më pas përmbysi gjithçka me Mbuemo dhe Uissa në minutat 26-të dhe 36-të. Kur dukej se pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, ishte Emerson Royal që vendosi ekuilibrat për 2-2 në të 45+4 minutë, sërish me asistin e Maddison.

Pjesa e dytë ishte me raste, por skuadrat nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Për javën e parë të kampionatit, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, me Brentford që kishte në stol Thomas Strakoshën, portierin e Kombëtares.

Pas javës së parë, fitore kanë shënuar Newcastle, Brighton, Man. City, Arsenal, Fulham dhe Crystal Palace.

Renditja:

 

Ora 22:31
VIDEO/ Shumë zhurmë për një pikë, Chelsea dhe Liverpool dy gola në Londër

Chelsea dhe Liverpool barazuan 1-1 për javën e parë në Premier League. Në "Stamford Bridge" u shënuan dy gola, teksa gjithçka u vendos në pjesën e parë. Përballja mes dy gjigantëve në ishull ishte me raste dhe spektakël, teksa gjithçka u zhbllokua në minutën e 18-të.

Ishin miqtë që me Diaz morën epërsinë, kjo pas asistit të Salah. Në të 37 minutë do duhej Disasi për të vendosur ekuilibrin te Blutë e Pochettinos, që debuton me një pikë në ndeshjen zyrtare.

Ora 17:59
VIDEO/ Tottenham zhgënjen pa Kane, Strakosha qëndron në stol! 4 gola në Londër

Në 'Brentford Community Stadium' në Londër, vendasit e Brentford barazuan 2-2 kundër Tottenham. Për javën e parë të Premier League, nuk munguan golat, me rrjetën që u tund katër herë qysh në pjesën e parë. Gjithçka u hap në minutën e 11 nga Spurs, me Romero që përfitoi pas asistit të Maddison.

Brentford më pas përmbysi gjithçka me Mbuemo dhe Uissa në minutat 26-të dhe 36-të. Kur dukej se pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, ishte Emerson Royal që vendosi ekuilibrat për 2-2 në të 45+4 minutë, sërish me asistin e Maddison.

Pjesa e dytë ishte me raste, por skuadrat nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Për javën e parë të kampionatit, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, me Brentford që kishte në stol Thomas Strakoshën, portierin e Kombëtares.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?