Lamine Yamal

GOLAT/ Barcelona leksion Tottenhamit, katalanasit gjejnë 'Messin e ri' brenda familjes

9 Gusht 2023, 16:31
  • Share

Barcelona fitoi 4-2 kundër Tottenham në një test miqësor të zhvilluar në stadiumin "Olimpic", aty ku do jetë shtëpia e re e katalanasve pas punimeve për tjetërsimin dhe modernizimin e "Camp Nou". Përpara 35.224 tifozëve, skuadra e Xavit ka dhuruar spektakël dhe ka mundur me përmbysje Spursat e Londrës.

Pjesa e parë prodhoi tre gola, me Lewandowskin që shënoi pas vetëm tre minutave lojë. Pas asistit të Raphinha-s, polaku ndali sferën në rrjetë. Minutat në vijim folën për miqtë e grekut Postecoglu, që përmbysën me dopietën e Skipp në minutat 24 dhe 36-të.

Në 45 minutat e dyta trajnerët bënë shumë zëvendësime, me Xavin që i dha shansin të riut Lamine Yamal. I futur në të 80 minutë në vendin e Garcias, djaloshit i mjaftuan vetëm 60 sekonda për të asistuar te Torres, me Barçën që barazoi 2-2. Ansu Fati në të 90 minutë shënoi golin e tretë te Barça, me Torres që asistoi. Në shtesë, një lëvizje e mirë e Yamal dhe pasimi për Lopez, bëri që Ezzalzouli të shënonte golin e katërt.

Në këtë duel spikati i riu Lamine Yamal, që në Spanjë po cilësohet si "Messi i ri". Lojë fantastike, driblime, asistime dhe protagonist në dy golat e të tijve, djaloshi është produkt i akademisë së Barçës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?