GOLAT/ Barcelona fiton 3-1 me Napolin dhe merr biletën për në çerekfinalet e Champions League, Rrahmani shënon dhe hyn në histori

12 Mars, 22:58| Përditesimi: 13 Mars, 19:51

  • Share

Champions League vijon edhe këtë mesjavë me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Pas dueleve të së martës një biletë për më tej ka siguruar Barcelona, duke mundur 3-1 Napolin. Në anën tjetër, Arsenal fitoi në 90 minuta 1-0 me Porton dhe dueli në "Emirates" shkoi në shtesë, pasi portugezët fituan po 1-0 ndeshjen e parë.

Në "Lluis Companys" Barcelona fitoi 3-1 kundër Napolit. Ndeshja e parë në Itali përfundonte 1-1, teksa katalanasit "shpërthyen" në shtëpi. Lopez në minutën e 15-të dhe Cancelo në të 17-ën shënuan dy gola të shpejtë.

Duhej Amir Rrahmani në të 30' që të rihapte sfidën, me kapitenin e Kosovës që u fut në histori. Falë këtij realizimi, Rrahmani u bë futbollisti i parë i përfaqësueses së Kosovës që shënon një gol në historinë e Champions League. Asnjë lojtar që është aktivizuar me Kosovën nuk kishte arritur të shënonte një gol në Champions.

Në pjesën e dytë u desh Lewandowski në të 83 minutë për të "vulosur" sfidën në 3-1, me Barçën që merr biletën e radhës për në fazën çerekfinale. Nesër luhen dy ndeshjet e radhës. Atletico Madrid pret Interin, ndërsa në Gjermani Dortmundi luan me PSV.

Skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale: Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, PSG, Barcelona.

Champions League, faza 1/8:

E martë, 12 mars 2024

Rezultati në 90' Arsenal 1-0 Porto (0-1)

VIDEO/ Barcelona 3-1 Napoli (1-1)

E mërkurë, 13 mars 2024

Atletico Madrid - Inter (0-1)

Dortmund - PSV (1-1)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?