Villarreal 5-1 Granada

GOLAT/ Bilbao dhe Barcelona barazim pa gola, Atletico Madrid bën detyrën! Mallorca mposht 1-0 Gironan

3 Mars, 19:16| Përditesimi: 3 Mars, 23:01

  • Share

La Liga në Spanjë është në raundin e 27-të dhe këtë të dielë githçka nisi me fitoren 5-1 të Villarreal kundër Granadas të Myrto Uzunit. Beratasi luajti ndeshjen e plotë duke mos shmangur dot humbjen e të tijve që janë në zonën e ftohtë. Në Madrid, Atletico fitoi 2-1 kundër Real Betis. Bilbao dhe Barcelona barazuan 0-0 në mbrëmje.

Në "Metropoliano", Atletico Madrid fitoi 2-1 me Real Betis duke u kthyer te tri pikët. Tanimë të besuarit e Simeones ndodhen në vendin e katërt dhe duket se kanë konsoliduar pozitat Champions. Golat për Atleticon u shënuan në pjesën e parë. Autogoli i Silvas i dha epërsinë vendasve, teksa Morata shënoi golin e dytë, me sulmuesin që më herët humbi edhe penallti. Paçka se Carvalho shkurtoi shifrat në pjesën e dytë, Betis doli pa pikë nga kryeqyteti spanjoll.

'Magjia' e Gironas u prish në ishull. Mallorca siguroi tri pikë të arta duke mundur 1-0 befasinë e këtij sezoni në La Liga, teksa Vedat Muriqi ishte në fushë për 90 minuta dhe zhvilloi një lojë të mirë. Goli i Copete në minutën e 33 vendosi ndeshjen, me vendasit që shkojnë në kuotën e 27 pikëve në vendin e 15-të, duke iu larguar disi zonës së ftohtë. Nga ana tjetër, Girona pëson humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit dhe nuk përfiton nga ndalesa 2-2 e Realit kryesues në Valencia.

La Liga, java 27-të:

E dielë:

14:00 Villareal 5-1 Granada

16:15 Atletico Madrid 2-1 Betis

18:30 Mallorca 1-0 Girona

21:00 Ath. Bilbao 0-0 Barcelona

Renditja:

Ora 20:44
VIDEO/ Vedat Muriqi 90 minuta në fushë, Mallorca fiton 1-0 ndaj befasisë Girona


'Magjia' e Gironas u prish në ishull. Mallorca siguroi tri pikë të arta duke mundur 1-0 befasinë e këtij sezoni në La Liga, teksa Vedat Muriqi ishte në fushë për 90 minuta dhe zhvilloi një lojë të mirë. Goli i Copete në minutën e 33 vendosi ndeshjen, me vendasit që shkojnë në kuotën e 27 pikëve në vendin e 15-të, duke iu larguar disi zonës së ftohtë. Nga ana tjetër, Girona pëson humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit dhe nuk përfiton nga ndalesa 2-2 e Realit kryesues në Valencia.

 

Ora 19:18
VIDEO/ Atletico Madrid rikthehet te fitorja, mposht 2-1 Betisin dhe 'shtrëngon' zonën Champions

Në "Metropoliano", Atletico Madrid fitoi 2-1 me Real Betis duke u kthyer te tri pikët. Tanimë të besuarit e Simeones ndodhen në vendin e katërt dhe duket se kanë konsoliduar pozitat Champions. Golat për Atleticon u shënuan në pjesën e parë. Autogoli i Silvas i dha epërsinë vendasve, teksa Morata shënoi golin e dytë, me sulmuesin që më herët humbi edhe penallti. Paçka se Carvalho shkurtoi shifrat në pjesën e dytë, Betis doli pa pikë nga kryeqyteti spanjoll.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?