Festa e Inaki Williams

GOLAT/ Ath. Bilbao fiton edhe me dy kartona të kuq, baskët shohin nga Championsi! Torino - Bologna ndajnë pikët, paqe edhe në Angli e Gjermani

4 Maj, 09:16| Përditesimi: 4 Maj, 09:17

  • Share

Futbolli në kampionatet elitare evropiane ka zhvilluar të premte në mbrëmje disa nga ndeshjet e radhës, që janë për javët e fundit të sezonit.

Në Spanjë, Getafe u mund 0-2 nga miqtë e Athletic Bilbaos. Për raundin e 34 në La Liga ekipi bask doli te tri pikët edhe pse me dy kartona të kuq. Në minutën e 27-të, Nico, vëllai i Inakit pasoi për këtë të fundit dhe Williams shënoi emrin në tabelën e golashënuesve.

Sërish në pjesën e dytë vëllai më i vogël asistoi për të dytën herë te Inaki që nuk fali dhe "vulosi" ndeshjen për 0-2. Alvarez në fushë dhe trajneri Ernesto Valverde dolën me karton të kuq për miqtë. Tanimë Bilbao e sheh veten në vendin e pestë me 61 pikë, tre më pak se Atl. Madrid që për momentin është në zonën e Champions League.

Në Itali, Torino dhe Bologna barazuan pa gola për javën e 35-të. Miqtë u ndalën në udhëtim duke bërë një hap fals për vetë objektivat. Bologna me 64 pikë mban vendin e katërt.

Në Premier League, Luton dhe Everton barazuan 1-1. Everton për momentin është në zonë të sigurt, teksa ende nuk e ka siguruar mbijetesën, kjo edhe pas dënimit me tetë pikë nga Federata për shkelje të Fair-Play Financiar. Luton ndodhet në zonën e ftohtë.

Në Gjermani, Hoffenheim dhe RB Leipzig barazuan 1-1 për javën e 32-të. Sesko për miqtë dhe Kramaric te vendasit shënuan golat. Leipzig zyrtarisht ka siguruar një vend në Champions për sezonin e ri, ndërsa Hoffenheim ndodhet në garë për një vend në Evropë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?