Moment nga ndeshja

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

25 Prill, 09:26| Përditesimi: 25 Prill, 09:30

  • Share

Atalanta - Juventus, kjo do jetë finalja e Kupës së Italisë për këtë sezon (15 maj). Bergamaskët fituan 4-1 në shtëpi kundër Fiorentinës në gjysmëfinalen e kthimit, duke zhvlerësuar humbjen 1-0 të ndeshjes së parë. Me rezultatin e përgjithshëm 5-2 Atalanta kalon në finale dhe gjen Juventusin, me bardhezinjtë që kaluan Lazion.

Ndeshja në "Geuiss Stadium" nisi mirë për Atalantën që shënoi me Koopmeiners në minutën e tetë, teksa iu anulua edhe një gol i Scamacca. Në fraksionin e dytë Fiorentina e nisi malore pas të kuqit të Milenkovic. Paçka kartonit, Violat barazuan me Quarta në minutën e 68-të.

15 minutat e fundit ishin të zjarrta për vendasit që shënuan me Scamacca, Lookman dhe Pasalic, për rezultatin 4-1. Më i miri në fushë ishte Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares dhe mbrojtësi i Atalantës që e gjen veten në formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?