Festa e Arsenalit

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League

24 Prill, 09:35| Përditesimi: 24 Prill, 09:40

  • Share

Premier League zhvilloi ndeshjen e prapambetur të javës së 29-të. Në "Emirates" Arsenali fitoi 5-0 kundër Chelsea duke dominuar derbin e Londrës dhe rikthehet sërish në krye të Premier League.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin minimal të Arsenal, me Trossard që shënoi në fraksionin e parë. Në 45 minutat e dyta Arsenali 'shpërtheu' dhe shënoi katër herë.

White në minutat 52 dhe 70, si edhe Havertz në minutat 57 dhe 65 dërguan ndeshjen në 5-0. Kjo disfatë totale edhe njëherë tregoi se Chelsea jo më kot këtë sezon ka pësuar 57 gola dhe ka një golavarazh vetëm +4.

Me 77 pikë Arsenali rikthehet në krye të Premier League, tre pikë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak. Man. City me 73 pikë mban vendin e tretë, por ka dy ndeshje më pak.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?