Arsenal duke festuar fitoren

GOLAT/ Arsenal kap kreun e Premier League, M.City pret biletën e finales në FA Cup! Bayern 'shkatërron' Union Berlinin

21 Prill, 13:29| Përditesimi: 21 Prill, 13:35

  • Share

Pas disfatës me Aston Villan Arsenal është rikthyer shpejt te fitorja në Premier League duke marrë të paktën edhe përkohësisht kreut e kampionatit. ‘Topçinjtë’ për llogari të javës së 33 mposhtën 0-2 Ëolvesin, falë golave të realizuar fillimisht nga Trossard dhe më pas Odegard në shtesë.

Kjo fitore e ngjiti ekipin e Artetës në vendin e parë në kuotën e 74 pikëve, 1 më shumë se Manchester City që këtë fundjavë kishte gjysmëfinalen e FA Cup kundër Chelseas. Të besuarit e Guardiolës, pas eliminimit në Champions League, u rikthyen të fitoret dhe për këtë u mjaftoi Bernardo Silva. Në Wembley City ia doli me rezultatin minimal 1-0, por që ishte i mjaftueshëm për të prerë biletën e finales së trofeut më të vjetër në botë.

Në Bundesligë, Bayern Munchen edhe pse humbi luftën për titull, shkatërroi 1-5 Union Berlinin. Në këtë 90 minutësh shkëlqeu Myller me ‘dopietë’, ndërsa nga një herë rrugën e rrjetës e gjetën Kane, Goretzka dhe Tel. Vendasit vetëm në shtesë arritën të gjenin golin e flamurit.

Më herët Darmstadt i Klaus Gjasulës, edhe pse i fundit në Bundesligë, mori një fitore që i mban matematikisht në lojë për mbijetesën. Me shqiptarin në fushë nga minuta e parë, Darmstadt fitoi 0-2 në fushën e Koln, por për të qëndruar edhe sezonin tjetër në Bundesligë duhet një mrekulli.

 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?