Festa e Bregut të Fildishtë dhe dëshpërimi i senegalezëve

GOLAT/ 120 minuta dhe penallti, Bregu i Fildishtë eliminon Senegalin e yjeve dhe shkon në çerekfinalet e Kupës së Afrikës

30 Janar, 12:02| Përditesimi: 30 Janar, 15:19

  • Share

Senegali, skuadra që shihej si favorite për të fituar Kupën e Afrikës është jashtë nga ky kompeticion. Në "Charles Konan Banny" u deshën 120 minuta lojë dhe dhjetë penallti për të mësuar skuadrën që do merrte biletën për në çerekfinale.

Ndeshja nisi me vrull për senegalezët, ku pas asistit të Mane në të katërtën minutë, Diallo nuk gaboi dhe shënoi golin e parë të sfidës. Nëse djemve të Cisse iu deshën katër minutat e para për golin, "Elefantët" barazuan me Frank Kessie në të 86 minutë, vetëm katër minuta nga fundi.

Shtesa prej 30 minutash nuk prodhoi gola, me skuadrat që u drejtuan te penalltitë për të diskutuar fituesin. Vendasit e Bregut të Fildishtë u treguan më të saktë, duke shënuar me Pepe, Kouame, Haller, Aurier dhe Kessie, teksa Kuoulibaly, Sarr, Dieng dhe Mane shënuan për Senegalin. Niakhate gaboi dhe kjo i kushtoi eliminimin Senegalit.

Tanimë Bregu i Fildishtë pret çiftin Mali - Burkina Faso për të mësuar rivalin në turin e radhës.

Ora 15:19
VIDEO/ Ylli i Senegalit e përjeton keq eliminimin, shokët e skuadrës detyrohen ta marrin në krah

Senegali u eliminua nga Bregu i Fildishtë pas penalltive dhe tanimë është jashtë Kupës së Afrikës. Fundi ka qenë dramatik për lojtarin e Senegalit, Lamine Camara. 20-vjeçari i Metz e ka përjetuar shumë një eliminim të tillë dhe nuk ka mundur t'i mbante lotët. Veçse kishte fytyrën e mbuluar, shoku i skuadrës, Cheikhou Kouyate e mori në krah për ta nxjerrë nga fusha.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?