Bilbao ngre trofeun

GOLAT/ 120 minuta dhe penallti, Bilbao fiton me Mallorcan dhe ngre Kupën e Mbretit pas 40 vitesh

7 Prill, 10:19| Përditesimi: 7 Prill, 22:41

  • Share

Athletic Bilbao fitoi Kupën e Mbretit në Spanjë. Skuadra e Valverdes kaloi Mallorcan pas 120 minutave dhe penalltive, me finalen e Sevillas që ishte dramatike. Për ishullorët në fushë gjithë lojën ishte Vedat Muriqi që pësoi një çarje në vetull dhe luajti i fashuar, teksa në fund nuk ia doli të siguronte trofeun.

Ishte Mallorca që gjeti avantazhin pas 21 minutave lojë me Rodriguez, para se Sancet të vendoste ekuilibrat në minutën e 50-të. Koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan dy shtesave me nga 15 minuta, të cilat veç rasteve dhe emocioneve nuk prodhuan gola.

"Ruleta" e penalltive i buzëqeshi skuadrës baske, që fitoi 4-2. Muriqi shënoi për Mallorcan, teksa gabuan Morlanes dhe Radonjic. Te Bilbao u treguan më të saktë dhe shënuan katër herë për të ngritur trofeun e Kupës së Mbretit pas 40 vitesh.

Ishte sezoni 1983-84 kur Bilbao ngrinte këtë trofe për herë të fundit, teksa e ka fituar Kupën 25 herë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?