Dejvi Bregu te goli i parë

Gol spektakolar dhe asist, Dejvi Bregu shkëlqen në Turqi (VIDEO)

19 Mars 2023, 18:24| Përditesimi: 19 Mars 2023, 18:25

  • Share

Boluspor fitoi 3-1 me Keciorengucu për javën e 27-të në Ligën e Parë të Turqisë në futboll. Për vendasit protagonist në këtë përballje u shfaq Dejvi Bregu. Vlonjati shënoi gol dhe asistoi në një tjetër, teksa nuk mundi t'i shpëtojë kartonit të verdhë (34').

Në minutën e 51-të, Dejvi Bregu barazoi rezultatin dhe i hapi rrugë tri pikëve të të tijve me një perlë nga goditja e dënimit nga një pozicion i prirët. Vetëm dhjetë minuta më vonë, sulmuesi shqiptar asistoi për Posmac dhe si rrjedhojë u shënua goli i dytë. Në fund vendasit gjetën edhe të tretin me Ndiovu për të marrë pikët e plota dhe vendin e nëntë në klasifikim me 38 pikë. Pesë gola dhe gjashtë asiste ka realizuar Bregu këtë sezon, teksa ende nuk e ka një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?