Erion Hoxhallari pas ndeshjes

Gol me peshë, Erion Hoxhallari shënon në Rumani (VIDEO)

14 Maj 2023, 16:11| Përditesimi: 14 Maj 2023, 16:12

  • Share

UTA Arad fitoi 0-2 me Mioveni në javën e 8 të zonës play-off në Rumani. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Erion Hoxhallari në minutën e 63 të ndeshjes. Një krosim nga këndi i Roger u shfrytëzua nga mbrojtësi shqiptar, që me kokë dërgoi sferën në rrjetë.

Mbrojtësi i Kombëtares gjen golin e parë në kampionat për këtë sezon, në një ndeshje kundër një rivali direkt në zonën e mbijetesës. Më herët Hoxhallari ka shënuar edhe në Kupë. Në fushë për miqtë ishte edhe Batha, teksa te Mioveni Krasniqi qëndroi në stol.

Kështu, UTA Arad është me një këmbë drejt mbijetesës. Me paraqitjen e mirë këtë sezon, Hoxhallari pritet të ketë një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?