Mirlind Daku

Gol dhe asist, Mirlind Daku në formacionin e javës në Rusi

2 Prill, 16:01| Përditesimi: 2 Prill, 16:02

  • Share

Nuk u ftua nga Sylvinho në miqësoret e marsit, por Mirlind Daku "u ndez" me ekipin e tij të Rubin Kazan. Një gol dhe një asist për sulmuesin që po kërkon me ngulm një fanellë për në Euro 2024 me kuqezinjtë.

Forma e mirë fundjavën që lamë pas ka bërë që Daku të jetë në formacionin e javës në Premier Leaguen ruse të futbollit. Të tijtë fituan 2-1 me Akhmat Grozny dhe Daku sheh veten mes më të mirëve të javës së 22-të në sulm.

Këtë sezon ai ia ka dalë të shënojë pesë gola në Rusi dhe duket se po kërkon t'i bëjë përshtypje Sylvinhos për ftesën finale para "Gjermani 2024".

Daku në formacion

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?