Gogozhare shtëpie nga zonja Albana

24 Maj, 11:43| Përditesimi: 24 Maj, 11:45

  • Share

Gogozhare shtëpie

Përbërësit:

  • 12 speca të kuq
  • 1 lç kripë
  • 1 lç sheqer
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 speca djegës të kuq/jeshil
  • 100 ml vaj ulliri
  • 100 ml uthull
  • 1 limon
  • 2 tufë majdanoz

Përgatitja:

Pjekim në furrë specat për 15 minuta. I mbulojmë me letër alumini që të kemi të lehtë heqjen e lëkurës. Të gjithë përbërësit e tjerë i përziejmë në një enë dhe në tas me kapak shtojmë marinadën, më pas specat dhe sërish shtresat me rradhë. Mbyllim kapakun dhe i kemi gati për 2 ditë, por plot shije mund të konsumohen edhe pas 4 orëve.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?