Skuadra e Kosovës

Goglat i vendosën bashkë në grupin e Europianit, Rumania nuk dëshiron përballjen me Kosovën! Humbje në tavolinë?

11 Tetor 2022, 12:52| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 12:57

  • Share

UEFA dy ditë më parë hodhi shortin e Europianit 2024. Në grupin I, Kosova u shortua me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Në Rumani së fundmi janë shtuar zërat se skuadra e tyre nuk duhet të luajë kundër Dardanëve, pasi shteti i tyre nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Nga federata rumune ende nuk e kanë të qartë sesi do veprohet duke thënë se do ketë konsulta me qeverinë për një qënrim.

"Duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, do konsultohemi me qeverinë rumune për kushtet në të cilat vendi ynë do presë Kosovën", citojnë mediet rumune një zyrtar nga federata.

Për ish-ministrin e jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu, ndeshja nuk duhet të zhvillohet. "Kosova nuk njihet nga shumë vende, përfshi edhe ne. Nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës. Sigurisht që federata jonë duhet të konsultohet me vende të tjera për një përvojë, për të gjetur metodën e ndeshjes", tha Melescanu.

Veç pikëve të humbura në tavolinë, në Rumani i tremben edhe një përjashtimi nga UEFA. "Gjërat janë shumë të qarta nga këndvështrimi ynë dhe duhet të respektohen. Duhet që federata të gjejë një zgjidhje, ndryshe do humbasim 3-0 në tavolinë", thuhet në reagime. Kujtojmë se në kampionatin e volejbollit, Kosova dhe Rumania janë përballur mes tyre.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?