Goditjet në tru, ja si mund
të reduktoni rrezikun

31 Tetor 2013, 06:58| Përditesimi:

  • Share
Çdo gjashtëdhjetë sekonda, pavarësisht nga mosha ose nga gjinia dikush vdes nga goditjet e trurit.
Në botën e sotme një në gjashtë njerëz në mbarë botën do të kenë një goditje cerebrale në jetën e tyre. Çdo njeri është në rrezik dhe situata mund të përkeqësohet nëse nuk veprohet. Goditjet cerebrale jo vetëm nund të parandalohen, por të mbijetuarit mund të shërohen plotësisht dhe të rifitojnë cilësinë e jetës së tyre me mbështetje dhe kujdesin e duhur afatgjatë. Kjo fushatë synon gjithashtu të zvogëlojë barrën e goditjeve duke vepruar nëpërmjet gjashtë sfidave të lehta: Çdo njeri, duhet të dijë: Faktorët personalë të riskut: presion i lartë i gjakut, diabet dhe nivelin e kolesterolit ne gjak (yndyrnat );

Që të jetë fizikisht aktivë dhe të ushtrojë rregullisht: ecje të shpejtuar, vrapime të lehta e tjera; Të shmangë obezitetin, duke mbajtur një dietë të shëndetshme; Të përdorin alkool brenda normave te lejuara; Të shmanget pirja e duhanit. Në qoftë se pini duhan, sëmundja do t’ju ndihmojë ta lini; Mësoni të njihni shënjat paralajmëruese të një goditje cerebrale dhe masat që duhet të merrni për të shmangur atë. Insultet cerebrale janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të njerëzve mbi moshën 60 vjeç dhe shkaku kryesor i pestë në njerëzit e moshës 15 deri 59 vjec. Kjo sëmundje gjithashtu mund të shfaqet edhe tek fëmijët përfshirë edhe të sapo lindurit. Në fakt kjo sëmundje është përgjegjëse për më shumë vdekje, sesa vdekjet të marra së bashku, që i atribuohen AIDS-it, tuberkulozit dhe malarias.

Çfarë është një goditje cerebrale?
Insultet cerebrale (gjithashtu e njohur si semundja  cerebrovaskulare) ndodhin kur një enë gjaku që mbart oksigjen dhe ushqen trurin, është e bllokuar nga një mpiksje gjaku (trombi).
Kur kjo ndodh, një pjesë e trurit nuk mund të marrë gjakun dhe oksigjenin për të cilin ka nevojë, kështu që fillon të vdesë. Masa dhe vendndodhja e qelizave të dëmtuara përcaktojnë shkallën e goditjes, e cila mund të shkojë nga minimalja deri në katastrofë. Duke qënë se pjesë të ndryshme të trurit kontrollojnë funksione të ndryshme, efektet specifike të goditjeve në tru, varen nga pjesa e trurit që është e dëmtuar. Një goditje cerebrale e vogël në një zonë kritike të trurit mund të shkaktojë paaftësi të përhershme. Meqë qelizat e trurit nuk rigjenerohen, dëmtimi i qelizave nervore është i përhershëm. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë kur goditja është e pa trajtuar. Enët e gjakut mund të shkaktojnë hemoragji apo gjakderdhje në tru. Kjo është një formë më e avancuar dhe që kërkon më tepër trajtim.

Cilët persona janë më të rrezikuarit?
Më të rrezikuarit nga kjo sëmundje janë njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Për këta të sëmurë, mjekët rekomandojnë që të evitohet sa më shumë: Ekspozimi ndaj diellit, sidomos në orët më të nxehta të ditës; Temperaturat e larta bëhen shkak për rritjen e presionit të gjakut. Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te grate janë: Pilulat kontraceptive; Pirja e duhanit; Mbipesha
dhe Migrena. Nëse këta katër faktorë do të bashkoheshin së bashku, rreziku për një Insult cerebral do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës.
 
Shenjat:
Hemoragjia cerebrale ose infarkti i trurit ndodh kryesisht, në moshat mbi 60-vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja.
Shenjat kryesore që paraqet një i sëmurë me Insult cerebral janë:
•Vështirësi për të folur. Ai flet në mënyrë të pakuptueshme (belbëzon) ose nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë, ose nuk i kuptohen fjalët; Nuk lëviz dot gjymtyrët, si psh dorën ose këmbën; Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën, pra fytyra bëhet asimetrike (shtermbërim te buzë s); Urinon dhe defekon në mënyrë të pavullnetshme; Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin; Të vjella.
Nëse ju vëreni në trupin tuaj një ose më shumë nga këto simptoma, mos prisni, por veproni: Drejtohuni menjëherë tek mjeku juaj i familjes. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë.
 
Femrat janë ato që preken më shpejt se meshkujt nga kjo sëmundje.
Rreth 15 për qind e pacientëve janë nën 45-vjeç. Hemorragjia cerebrale quhet ndryshe, edhe infarkti i trurit. Ai vjen si rrjedhim i bllokimit të një arterie në tru, që pengon dhe qarkullimin e gjakut. Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë: pirja e duhanit, mbipesha dhe migrena. Nëse këta faktorë do të përputheshin së bashku, rreziku për një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës. Në tri orët e para pas rënies së infarkti t te trurit, kemi masën e shpejtë me medikamente. Në rastet kur pacienti nuk arrin të përmi rësohet me medikamente, është I detyrueshëm një operacion urgjent. Afro 80 për qind e këtyre pacientëve nuk mbijetojnë më shumë se një javë. Ndërsa pacientët që arrijnë të mbijetojnë dhe të përmirësohen brenda 48 orëve, kanë shanse të mira për të jetuar. Për të mënjanuar një sëmundje të tillë të rrezikshme, një kujdes i madh duhet treguar me ushqimin dhe sportin. Mënjanimi i yndyrnave si dhe ushtrimi i sportit është një domosdoshmëri, që rregullon cilësinë e jetës së njeriut.  

Sjellje të mira që e parandalojnë
Në qoftë se pini duhan lëreni, pasi ai dyfishon rrezikun për goditje cerebrale. Nqs e lini duhanin sot, që nesër do të fillojë të ulet rreziku për t’u goditur në tru
Në qoftë se përdorni alkool, pini në mënyrë të moderuar. Të pirit e një gote vere ose birre çdo ditë nuk ju dëmton. Megjithatë kujtoni se alkooli është drogë; ai mund të veprojë me ilaç e të tjera që mund të përdorni duke ndikuar në efektin e tyre
Të rriturit duhet të përfshihen domosdoshmërisht në aktivitet fizik me intesitet të moderuar për të paktën 30 minuta në pesë ose më shumë ditë të javës. Ushtrimet fizike mund ta reduktojnë rrezikun për goditje në tru.
Shijoni kripën e jodizuar në sasi të vogla dhe një ditë me sa më pak yndyrë. Duke reduktuar kripën dhe yndyrnat në dietën tuaj ju do të keni presion gjaku më të ulët dhe më e rëndësishmja është, se: Ulni rrezikun për të përjetuar një goditje në tru
Hani ushqime që konsistojnë më shumë në fruta, perime të gatuara pa yndyrna, mish pa dhjamë, si psh mish pule ose peshk dhe ushqime me shumë fibra (fasulet)
Pjekja, zierja me avull e ushqimeve në vend të skuqjes do ju bënte më mirë për shëndetin
Faktorët rriskues mjekësorë përfshijnë: goditje të mëparshme cerebrale, kolesterol i lartë në gjak, presion i lartë i gjakut, sëmundje zemre dhe të arterieve, etj
Pavarësisht moshës, insultet cerebrale mund të prekin këdo dhe në çdo kohë.
Insultet cerebrale mund të parandalohen. Katër nga pesë insulte cerebrale janë të parandalueshme
Të mbijetuarit e insulteve mund të rifitojnë cilësinë e jetës së tyre me kujdesin e duhur dhe mbështetjen afatgjatë.
Një në gjashtë njerëz është në rrezik për insulte cerebrale;
 
Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?