Incidentet dhe dhuna në fundin e ndeshjes

Goditje në kokë dhe hematoma në fytyrë, tifozët e Tiranës dhunuan 4 arbitrat e sfidës! Policia në shtëpi

26 Maj 2023, 15:24| Përditesimi: 26 Maj 2023, 15:26

  • Share

Tirana dhe Bylis barazuan dje 2-2 për javën e 35-të dhe të parafundit në Superligë. Dueli i zhvilluar në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë pa dhunë në fundin e ndeshjes, teksa pas fërshëllimës së kryesorit Kridens Meta, tifozët bardheblu u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat e ndeshjes.

Katër gjyqtarët janë dhunuar deri në hyrje të dhomave të zhveshjeve, edhe pse kanë qenë të shoqëruar nga policia dhe forcat e sigurisë. Situata ka qenë shumë e tensionuar, teksa deri në shtëpi gjyqtarët janë shoqëruar nga forcat speciale të policisë.

Gjyqtarët kanë qenë me hematoma nga goditjet. Denis Rexha ka marrë goditje në kokë dhe veshin e djathtë, Kridens Meta në nofull dhe ka disa të çjerra. Xhulio Mani është goditur me shkelma, ndërsa arbitri i katërt, Olti Çela, me grusht në fytyrë. Kujtojmë se pas ndeshjes, policia ka bërë disa shoqërime në lidhje me incidentet dhe dhunën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?