Jose Gaya

Goditje e rëndë për Spanjën, mbrojtësi dëmtohet dhe humbet Botërorin! Largohet nga grumbullimi

18 Nëntor 2022, 12:24| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 12:25

  • Share

Federata e Futbollit në Spanjë bën me dije se mbrojtësi Jose Gaya është dëmtuar dhe do mungojë për Kupën e Botës. Pas miqësores së fituar me Jordaninë 1-3, "Furia e Kuqe" ka marrë lajmin se 27 vjeçari nuk do jetë i gatshëm për ekipin.

Një ndryshje e kyçit të këmbës ka bërë që lëndimi të jetë më i vështirë se parashikimi, me lojtarin që sot është parë duke çaluar. Mbrojtësi i Valencias ishte grambulluar me ekipin për miqësoren e djeshme, teksa nuk ka mundur të lërë pas dëmtimin dhe udhëtimi i tij nuk do jetë për në Katar por për në Spanjë.

I pafat spanjolli, që humbet kështu eventin më të rëndësishëm. Me të në fushë Spanja nuk ka humbur asnjë duel, duke fituar 13 ndeshje dhe barazuar 5.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?