Futbollisti i Interit Romelu Lukaku

Goditje e rëndë për Interin, dëmtohet sërish Lukaku! Belgu i saporikthyer pas 2 muajve mungesë

31 Tetor 2022, 14:47| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 14:48

  • Share

E pabesueshme, por Romelu Lukaku është dëmtuar sërish. Inter ka marrë këtë lajm të keq mëngjesin e sotëm, teksa bëhet gati për t’u përballur me Bayern-in të martën në Champions League. Ky dëmtim në muskul vjen vetëm pak ditë pasi Lukaku bëri një pushim 2 mujor po për të njëjtën arsye.

Kështu që e sigurtë është se Inzaghi nuk do e llogarisë belgun për ndeshjen me Bayern Munchen, ndërsa gjasat janë të mëdha se 29-vjeçari nuk do jetë as me Juventusin, e programuar të dielën e 6 nëntorit në stadiumin “Allianz” në orën 20:45.

Sipas mediave italiane, gjendja e Lukakut do të vlerësohet ditë pas dite për të parë mundësinë nëse rrezikon Botërorin e Katarit dhe mbylljen e vitit 2022.

Aktualisht me fanellën e Interit në të gjitha kompeticionet, Romelu Lukaku është aktivizuar gjithsej në 5 ndeshje mes kampionatit dhe Champions-it, duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?