Goditi punonjësin e policisë kufitare në Portin e Sarandës, në pranga 45-vjeçari, në hetim dy vëllezërit e tij

18 Korrik 2023, 14:40| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 14:51

  • Share

VLORË- Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë kufitare në Portin e Sarandës.

Policia ka arrestuar në flagrancë K.M, 45-vjeç dhe po heton në gjendje të lirë A. M. dhe E. M. (të tre vëllezër). Sipas policisë K. M., bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar shtetasit A. M. se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 45 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe E. M. (të tre vëllezër). Shtetasi K. M., bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar shtetasit A. M. se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.  ‘- njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?