Foto ilustruese

Goditi punonjësin e policisë në gjendje të dehur dhe e kërcënoi me thikë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

29 Janar, 12:03| Përditesimi: 29 Janar, 12:09

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili ka goditur dhe kërcënuar një punonjës të policisë.

27-vjeçari me iniciale A.K, në rrugën ‘Ali Gjuzi’ në gjendje të dehur ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?