Goditi policin në Pogradec për shkak të detyrës, arrestohet një 26-vjeçar i dënuar më parë

13 Qershor 2020, 15:41| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 15:43

  • Share

Një 26-vjeçar në Pogradec me inicialet A. H është arrestuar pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie me inicialet A. K, i cili ishte duke kryer shërbimin në lagjen numër 5. Autori i ngjarjes raportohet të ketë qenë më parë i dënuar për veprën penale 'Prodhim dhe mbajtje pa lehe të armëve të ftohta'.

Sakaq në Maliq është shpallur në kërkim një shtetas 31-vjeçar me inicialet A. Gj pasi gjatë kontrollit në në oborrin e banesës së tij policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa bimë të dyshuara si kanabis.

Në Kolonjë shtetasi Xh. R është proçeduar pasi akuzohet 'për prerje të paligjshme të pyjeve'. Ky shtetas, banues në Floq të Korçës, është konstatuar nga policia teksa priste pemët në pyllin e fshatit Kozel.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?