Foto ilustruese

Goditi një specialist të Gjykatës së Lezhës, vihet në pranga 46-vjeçari nga Kurbini! Zbardhet motivi

1 Nëntor 2023, 15:46| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 16:05

  • Share

Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, pasi goditi një punonjës të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ambientet e jashtme të këtij institucioni.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin L. A., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës (specialist) të këtij institucioni. Vijon puna për kapjen e 46-vjeçarit”, njofton policia.

Ndërsa burime për Report Tv, bëjnë me dije se 46-vjeçari nga Kurbini, bashkëshorti i një punonjëse në Gjykatën e Lezhës, e ka goditur specialistin e këtij institucioni pasi ky i fundit kishte debatuar një ditë më parë për çështje pune me të.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë një 55-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa efektive të Policisë Rrugor arrestuan në flagrancë V. Gj., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi në aksin rrugor "Mamurras-Laç", u kap duke drejtuar motorin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?