Goditi mësuesen me karrige në Lezhë, arrestohet nxënësi 16 vjeç

25 Tetor 2023, 14:06| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 14:07

  • Share

1698222769_hydajetlezha.jpg

Policia ka arrestuar 16-vjeçarin që goditi mësuesen me karrige në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës “Hydajet Lezha”.

“Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:

Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ ‘Për eshtrat e babait s'kam për të të kaluar’, nxënësi godet me karrige mësuesen në shkollën ‘Hydajet Lezha’! Arrestohet 16-vjeçari


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?