Gjimnazi 'Hydajet Lezha’ dhe mësuesja Majlinda Palushi

Goditi zyshën me karrige në gjimnazin 'Hydajet Lezha’, lihet në arrest shtëpie 16-vjeçari! Mësuesja i nënshtrohet një operacioni te Trauma

27 Tetor 2023, 15:44| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 16:09

  • Share

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë. I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer te mbyllura. Ndaj tij janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rënde me dashje.

Ndërkohë, mësuesja Majlinda Palushi ndodhet në spitalin e Traumës edhe pas dy ditësh nga ngjarja. Madje, ditën e sotme sipas informacioneve ajo i është nënshtruar edhe një operacioni në klavikul, pjesën e shpatullës për shkak të dëmtimit. Megjithatë gjendja e saj është shumë e mirë, jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv zbardhi një ditë më parë edhe dëshminë e 16-vjecarit, i cili ka deklaruar në polici se mësuesja e lëndoi duke i përmendur babanë e ndjerë. 

“Nuk e di çfarë ndodhi! Pata një gjendje të renduar psikologjike pasi mësuesja më përmendi babanë ndërsa po flisnim për frekuentim e shkollës. Ka qene një drame për mua humbja e babait dhe e përjetova serish atë moment. Nuk kam patur asnjë debat më parë me mësuesen, nuk duhej të ndodhte. Jam i penduar!”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Majlinda Palushi ka treguar se nxënësi jo vetëm nuk mësonte por bënte zhurmë në klasë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boh: 27/10/2023 15:59

    Ca mesuse asht kjo i permend shpirtin e babait te vdekur nje afoleshenti ?! Faji kesaj esht fuhet te hiqet nga mesuese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?