Enivled Aliu

Goditi me thikë të riun kur po futej në një lokal të Sarandës, arrestohet 38-vjeçari në ishullin e Korfuzit

21 Prill 2023, 14:41| Përditesimi: 21 Prill 2023, 14:52

  • Share

SARANDË – Një 38-vjeçar i identifikuar si Enivled Aliu që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje është kapur në ishullin e Korfuzit, Greqi. Rreth një vit më parë, ai plagosi me thikë Dino Majkon, i cili vrapoi të futej në një lokal por u qëllua me thikë.

Ai u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Plagosja me thikw ndaj Dino Majkos ka ndodhur mw 9 prill dhe dyshohet se pas një konflikti të çastit, Enivled Aliu ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë), në pjesë të ndryshme të trupit, Dino Majkon dhe i ka shkaktuar atij, dëme serioze për jetën dhe shëndetin.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijojnë veprimet për ekstradimin e 38-vjeçarit, drejt vendit tonë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?