Foto ilustruese

Goditi me thikë në gjoks kunatin e tij, dëbohet nga Italia 50-vjeçari shqiptar, i ndalohet hyrja për 10 vite

14 Dhjetor 2023, 23:01| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 23:12

  • Share

Autoritetet italiane kanë dëbuar ditën e djeshme nga territori i tyre një 50-vjeçar shqiptar, duke e rikthyer në Shqipëri.

Mediat italiane raportojnë se 50-vjeçari shqiptar ishte dënuar së fundmi për plagosjen e kunatit të tij, gjatë një debati në shtëpinë e tyre në Treviso.

Debati mes tyre u acarua deri në pikën sa 50-vjeçari goditi me thikë në gjoks kunatin, cili asokohe u plagos rëndë por arriti të mbijetonte.

Dyshohet se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur gjatë sherrit.

Drejtësia italiane dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg shqiptarin dhe më pas u urdhërua dëbimi i tij, si dhe ndalimi i hyrjes së tij në Itali për një periudhë 10-vjeçare.

Vendimi u ekzekutua nga autoritetet e policisë së Marco Odorisio. 50-vjeçari u transportua nga burgu i Padovës ku po kryente dënimin, në Verona nga ku dhe u soll për Shqipëri.

Ai kishte shkuar në Itali në vitin 2002 dhe kishte përfituar një leje qëndrimi nga autoritetet e Venecias, të cilën kishte arritur ta rinovonte deri në vitin 2013.

Shqiptari njihej nga autoritet italiane për veprat penale të vjedhjes, blerjen e mallrave të vjedhura dhe drejtimin e automjetit pa leje drejtimi.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?