Foto ilustruese

Kronikë

Goditi me thikë 19-vjeçarin shpallet në kërkim i riu në Kukës

16 Prill 2021, 09:44| Përditesimi: 16 Prill 2021, 09:46

  • Share

Një i ri është shpallur në kërkim në Kukës pasi ka goditur me mjet prerës një 19-vjeçar.

Policia e Kukësit shpalli në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?