Momenti kur arbitri humbet ndjenjat

Goditi me stol arbitrin në ndeshjen Apolonia-Vora, në kërkim 35-vjeçari në Fier

12 Nëntor 2023, 13:32| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 13:45

  • Share

Policia ka shpallur në kërkim 35 vjeçarin A.Xh i cili ka dëmtuar stolat e stadiumit "Loni Papuciu" në Fier dhe me njërin prej tyre goditi arbitrin Blerim Ziri i cili humbi ndjenjat në fushë. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:30 pas përfundimit të ndeshjes Apolonia-Vora. 

35 vjeçari i shpallur në kërkim akuzohet për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitirit, ndërjmjetësit sportiv” dhe "Shkatërrimi i pronës".

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?