Foto ilustruese

Sherr për çështje pronësie në Klos, 46-vjeçari godet me sende të forta bashkëfshatarin! Vihet në pranga

29 Qershor 2022, 13:10| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 13:40

  • Share

Në fshatin Kurdari të Klosit, një 46-vjeçar me iniciale D. B. dhe një 60-vjeçar me iniciale S. L. po konfliktoheshin me njëri-tjetrin për çështje pronësie. 

Gjatë konfliktit, 46-vjeçari ka goditur me gur dhe me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup bashkëfshatarit 60-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet e Policisë , ku është parandaluar në këtë mënyrë dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe është bërë i mundur arrestimi i 46-vjeçarit.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?