Foto ilustruese

Goditi me sende të forta vëllanë e tij pas sherrit për pronën, arrestohet 40-vjeçari në Gramsh! Goditën 23-vjeçaren në Cërrik, arrestohet i dashuri dhe i ati i saj

14 Tetor 2023, 12:49| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 12:55

  • Share

Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi goditi me sende të forta vëllanë e tij pas një sherri për pronën.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij’- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Elbasani arrestoi gjithashtu 2 persona të tjerë. Në pranga u vu një 18-vjeçar pasi i gjetën dhe i sekuestruan kanabis. Një 26-vjeçar dhe një 56 vjeçar  (babai) janë arrestuar pasi ka dhunuar një 23-vjeçare në Cërrik e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?