Foto ilustruese

Goditi me sende të forta të riun pas një sherri për motive të dobëta, në kërkim 38-vjeçari në Shkodër

27 Qershor 2023, 15:05| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 15:26

  • Share

Një sherr i nisur për motive të dobëta mes dy të rinjve në Shkodër ka përfunduar në dhunë fizike, ku njëri ka goditur me sende të forta tjetrin, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Debati i nisur mes dy të rinjve në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, ka përfunduar në dhunë fizike ku një 38-vjeçar ka goditur me sende të forta një të ri, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Uniformat blu pas marrjes së njoftimit kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

“Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i cili dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin O. H., 25 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë", thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?