Foto ilustruese

Goditi me sende të forta bashkëfshatarin pas një konflikti, nën hetim 59-vjeçari në Elbasan

17 Qershor 2022, 15:05| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 15:06

  • Share

ELBASAN- Pas një sherri për motive të dobëta, një 59-vjeçar me iniciale Sh.P., ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shilbatër, ndërsa 59-vjeçarit është vendosu nën hetim.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan  referuan materialet në Prokurori, për shtetasin  Sh. P., 59 vjeç, banues në fshatin Shilbatër, Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B. L., 40 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?