Foto ilustruese

Goditi me sende të forta 48-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet autori në Pogradec! Tentoi t’i ikte dhe efektivët! Drejtonte makinën në gjendje të dehur

2 Dhjetor 2022, 14:19| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 14:38

  • Share

POGRADEC- Aleksandër Seitllari, 28-vjec është  arrestuar ditën e sotme pasi ka goditur me sende të forta dhe ka dhunuar gjatë një konflikti një 48-vjeçar me iniciale D.K. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Memëlisht, ku  48-vjeçari është paraqitur në spital për mjekim për shkak të plagëve të marra.

Autori ishte duke qarkulluar me një makinë tip “Benz”. Pas shenjës për ndalim, ai nuk e ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet. Pas efektivët arrinë ta ndalonin dhe pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 28-vjeçari po lëvizte në gjendje të dehur.   

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën një thikë dhe një shkop druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?