Foto ilustruese

Goditi me mjete të forta në kokë një 37-vjeçar, shpallet në kërkim 54-vjeçari në Maliq

27 Prill 2023, 11:34| Përditesimi: 27 Prill 2023, 11:37

  • Share

Një 54-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia Maliq, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 37-vjeçari me të cilin është konfliktuar.

Një sherr për motive të dobëta ka agravuar në dhunë mes dy personave në Maliq të Korçës, ku një 54-vjeçar m iniciale M. R, ka goditur me mjet të fortë në kokë një 37-vjeçar.

Për pasojë është shpallur në kërkim 54-vjeçari, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa 37-vjeçari pasi ka marrë plagë të rënda në kokë, është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?