Goditi me grushte rojen e resortit, policia i gjen edhe heroinë me vete! Arrestohet 30-vjeçari në Jalë

20 Korrik 2020, 10:25| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 10:38

  • Share

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi në një resort në jug të vendit ka goditur me grusht rojen, duke i shkaktuar dëme fizike.

Bëhet fjalë për personin me inicialet D. B, të cilit pas kontrollit fizik i është gjetur edhe lëndë narkotike heroinë 5.2 gramë. Konflikti me rojen e resortit sipas policisë ka ndodhur për motive të dobta.

Ndërkohë nga policia e Himarës është arrestuar edhe një person tjetër 36-vjeçar me inicialet A. A pasi në aksin rrugorë Qeparo-Himarë është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jala-ngjala: 20/07/2020 11:27

    Aman ore se mos eshte ndonje nga ata ushtaret e jales se LSI-se se na felliqi fare sun e durojme dot kete gjeme qe mund te na bejne detashmenti luftarak i LSI-se se jemi ne prag virusi dhe ky virus te demtoj koren e trurit dhe zorren e trashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?