Foto ilustruese

Goditi me grushte punonjësin e policisë në ambientet e komisariatit, arrestohet 67-vjeçari në Elbasan

2 Gusht 2023, 12:01| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 12:08

  • Share

Një 67-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Librazhdit, pasi ka goditur me grushte një punonjës policie, në ambientet e komisariatit.

Për pasojë ka rënë në pranga N. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

Po ashtu, paraditen e sotme është vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në bulevardin "Qemal Stafa", është përplasur me një motor, drejtuesi i të cilit  ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Për pasojë Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë J. R., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërsa një i ri është shpallur në kërkim, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.Policia e Elbasanit shpalli në kërkim shtetasin R. K., 27 vjeç, për vjedhja të energjisë elektrike.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj:

-K. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Moskallëzimi i krimi", pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka kallëzuar.

-M. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin M. T., 26 vjeç.

-D. B., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit; 

-N. R., pasi ka kallëzuar ka kallëzuar shtetasi B. Q. se më datë 31.07.2023, shtetasi N. R. ka kanosur me fjalë vajzën e tij 11 vjeçe.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?