Goditi me grushte drejtorin e një banke në Kukës, arrestohet 41-vjeçari nga Kosova! I sekuestrohen mbi 16 mijë euro

8 Nëntor 2023, 12:53| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 12:59

  • Share

KUKËS- Një 41-vjeçar ka dhunuar drejtorin e një banke në Kukës, për arsye që ende nuk dihen. Ka qenë drejtori i bankës që ka bërë kallëzimin në polici, se 41-vjeçari e ka goditur për shkak të detyrës dhe pasi e ka qëlluar me grushte është larguar nga ambientet e bankës.

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin, A. M., banues në Prishtinë. Gjatë kontrollit që i është ushtruar në mjetin e tij, policia ka gjetur 16 813 euro pa dokumentacion, të cilat janë sekuestruar bashkë me një mjet prerës dhe disa dokumente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?