Foto ilustruese

Goditi me grushte dhe thikë një person, pas një konflikti për motive të dobëta! Në pranga 16-vjeçari në Durrës

17 Korrik 2023, 11:37| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 11:39

  • Share

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi ka goditur me grushte dhe thikë  një person gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë 16-vjeçarin, banues në Durrës, i cili ka goditur me grushte dhe thikë një person pas një sherri mes tyre.

Po ashtu, ditën e sotme është shënuar një tjetër rast dhune më Durrës, ku u arrestua M. L., 41 vjeçe, banuese në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës se saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?