Foto ilustruese

Goditi me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor, vihet në pranga 27-vjeçari në Vlorë

5 Tetor 2023, 14:22| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 14:23

  • Share

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi së bashku me një tjetër kanë kundërshtuar dhe kanë goditur me grusht efektivin e Policisë Rrugore, i cili ka kërkuar dokumentacionit e automjetit që drejtonte i riu.

Në pranga ka rënë D. H., 27 vjeç, banues në Vlorë dhe nën hetim është vënë K. C., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë kundërshtuar kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte shtetasi D. H. dhe kanë goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor Vlorë.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?