Foto ilustruese

Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres, arrestohet shqiptari në Itali

29 Prill, 09:31| Përditesimi: 29 Prill, 09:38

  • Share

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për tentativë vrasje pasi goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres.

 Raportohet se 33-vjeçari me origjinë afrikano-verior ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Ndërkohë që menjëherë u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, shkruajnë mediat vendase.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (28 prill) në qytetin e Pratos, Itali.

Sipas hetimeve të policisë bëhet me dije se sulmi ka ndodhur vetëm për arsye xhelozie.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?