Foto ilustruese

Goditi gruan e kushëririt me grushte në fytyrë dhe tentoi ta qëllojë me thikë, policia arreston autorin në Devoll

12 Nëntor 2023, 08:57| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 09:00

  • Share

KORÇË- Një person është arrestuar nga policia e Devollit pasi ka goditur me grushte gruan e kushëririt të tij dhe më pas ka tentuar ta qëllojë me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Panacarë.

Bashkëshortja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pasi është dërguar në spitalin e Devollit, ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë ndaj autorit të ngjarjes, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?