Foto ilustruese

Goditi 5 herë me thikë efektivin e policisë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

7 Shkurt 2021, 11:20| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 11:22

  • Share

Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, u arrestua ditën e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë.

Bëhet fjalë për Ardian Shahi (Muça) i cili rezulton se ka plagosur 5 herë me thikë një punonjës policie në Peshkopi.

Ngjarja ka ndodhur në 9 janar të 2020 në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’ pas një konflikti të çastit ku më pas 39-vjeçari plagosi efektivin e policisë me iniciale B.Z. 56 vjeç i cili ishte jashtë orarit të shërbimit.

“Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi me datë 09 janar 2020, në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Prefekturës',  në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit ka goditur 5 herë me mjet prerës thikë shtetasin B. Z, 56 vjeç, banues në Dibër (punonjës policie i cili ndodhej jashtë kohës së shërbimit)” njofton policia.

Ndaj shtetasit Ardian Shahi (Muça) Gjykata e Dibrës, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg",  për veprën penale "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë.

Materialet shtesë në ngarkim të 39 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?