Goditet rrjeti italo-shqiptar i drogës, ekzekutohen 14 masa sigurie! Si u zbulua grupi përmes fermës së kanabisit

23 Janar, 15:24| Përditesimi: 23 Janar, 15:31

  • Share

Një fermë kanabisi ka çuar në zbulimin e një rrjeti italo-shqiptar të trafikut të drogës.

Fermën e kanabisit që drejtohej nga grupi italo-shqiptar ndodhej në Langhe. Gjatë kontrolleve brenda saj janë gjetur 510 bimë kanabis dhe 18 kg marijuanë të paketuar gati për shitje.

Siç njofton Ansa, operacioni u zhvillua në orët e para të ditës së sotme nga rreth 60 karabinierë, midis provincave Cuneo, Torino, Asti dhe Rimini.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar 14 masa sigurie mes tyre: 8 në burg dhe  tre arreste shtëpie. Në hetim janë edhe 9  persona të tjerë. Pesë prej anëtarëve të këtij grupi janë shqiptarë.

Nga kontrolli në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve në flagrancë, u gjetën edhe 200 gramë kokainë dhe 500 marijuanë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?