Goditet rrjeti i trafikut të narkotikëve në Italinë Veriore, 18 të arrestuar, mes tyre dhe disa shqiptarë

9 Shkurt 2021, 11:11| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 11:30

  • Share

Goditet një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike në Itali. Autoritetet fqinje arrestuan mbrëmjen e djeshme 18 persona, mes tyre dhe shqiptarë në disa qytete.

Më herët, në kuadër të këtij rrjeti droge janë arrestuar dhe 6 persona të tjerë, për të cilët u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.

Ky grup kriminal dyshohet se janë shpërndarës së lëndëve narkotike në Italinë veriore, ku hetimet filluan nga rrethi i Comasina në Milano.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provave materiale makina, bizhuteri, para, një shkollë hipizmi, disa kuajt, të gjitha këto dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i lëndëve narkotike.

Nga hetimi u zbuluan tre nivele të tregtisë së drogërave. Dy grupe funksiononin si organizatorë të shitjes ndërsa një grup tjetër, mes tyre shqiptarë, bënin shpërndarjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme.

Këta të fundit u konstatuan duke shitur kokainë dhe kanabis në sheshin Milanesse. Personat e përfshirë në këtë rrjet u arrestuan në disa qytete si Milano, Monza, Torino, Bergamo e Sassari.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?