Pasaporta te sekuestruara

Goditet grupi kriminal për trafik emigrantësh në Prishtinë! 9 në pranga, 2 nën hetim në gjendje të lirë

25 Mars 2021, 11:24| Përditesimi: 25 Mars 2021, 11:34

  • Share

9 persona janë arrestuar dhe dy janë venë nën hetim në gjendje të lirë, si të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar në Prishtinë. Të arrestuarit janë nën akuzë për grup kriminal, falsifikim dokumentesh e trafik emigrantësh.

Siç njofton policia operacioni i parë është zhvilluar me datë 29 Tetor 2020 ku janë kontrolluar pesë (5) lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar tre (3) persona të dyshimtë. 

Ndërsa, në operacionin e sotëm janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione dhe janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë, përderisa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Në deklaratën e policisë theksohet se gjatë kontrollit të lokacioneve në të dy këto operacione janë gjetur punëtori (laboratorë) të pajisur me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si dhe me qindra dokumente të falsifikuara si pasaporta, kartela identifikimi, patentë shoferi të falsifikuara të më shumë se gjashtëmbëdhjetë  (16) shteteve të ndryshme kryesisht të vendeve të BE-së.

Në të dy këto operacione janë arrestuar gjithsej dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit gjenden në mbajtje e të tjerët në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës.

Në të dy këto raste, hetimet janë kryer në bashkëpunim me: EUROPOL-in, Shqipërinë si dhe disa shtete të BE-së. Në cilësi të prova materiale janë sekuestruar aparaturat, materialet që janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale si dhe dokumentet e falsifikuara dhe provat të tjera materiale.

Në vijim dhe të bashkangjitura gjeni fotot e rasteve me përshkrime. Gjatë 2 operacioneve janë sekuestruar disa laboratorë që falsifikonin dokumente

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?