Foto nga aeroporti ushtarak rus në Krime

VIDEO/ Goditet nga raketat aeroporti ushtarak rus në Krime

1 Shkurt, 12:20| Përditesimi: 1 Shkurt, 12:24

  • Share

Një raketë goditi një zonë të aeroportit ushtarak rus Belbek në Sevastopol, Krime, gadishulli i aneksuar në mënyrë të njëanshme nga Moska dhjetë vjet më parë.

Kjo u raportua në kanalin telegram Astra të cituar nga UNIAN. Shpërthimet e raportuara nga kanali i Krimesë Wind u dëgjuan në Saki, në pjesën perëndimore të Krimesë, ku ndodhet edhe një bazë ushtarake ruse me një aeroport.

Një video e postuar tregon tymin e zi që ngrihet pas shpërthimit. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës në Belbek ka avionë rusë Su-27, MiG-29, Su-30, raporton La Repubblica.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?