Foto ilustruese

Goditet Ndragheta në Itali, 78 të arrestuar! Trafiku i kokainës kontrollohej nga 'bosët' brenda burgjeve

13 Dhjetor 2022, 21:42| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 21:47

  • Share

Policia italiane ka arrestuar 78 persona në 16 provinca të ndryshme. Mësohet se qëllimi i dy operacioneve të organizuara, ka qenë arrestimi i anëtarëve të organizatës kriminale Ndragheta, shkruajnë mediat italiane

78 të arrestuarit, akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, mbajtje të armëve, pastrim parash dhe qarkullim të lëndëve narkotike. Anëtarët e arrestuar kontrollonin të gjithë trafikun e lëndëve narkotike nga Kalabria deri në bregdetin romak.

Në veprimtarinë kriminale, kanë qenë persona të cilët ndodheshin në burgje dhe prej aty arrinin të kontrollonin trafikun e kokainës dhe të formonin aleanca mes klaneve të drogës. Brenda burgut, klani Bellocco kishte krijuar një aleancë me klanin Spada di Ostia. Të dy këto klane janë pjesë e organizatës mafioze Ndragheta.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?