Foto ilustruese

Goditet grupi shqiptaro-francez, 3 në pranga! Sekuestrohen 11 kg kokainë e heroinë dhe 20 mijë euro cash

22 Dhjetor 2022, 10:06| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 10:08

  • Share

FRANCË - 4 kg heroinë dhe 7 kg kokainë është sekuestruar nga policia franceze që vuri në pranga tre persona me origjinë nga Franca dhe Shqipëria. Ata u vunë në pranga në komunën 'La Roche sur Foron' më 13 dhjetor ndërsa u sekuestruan 20 mijë euro cash dhe automjete.

Ndërsa më 16 dhjetor u arrestuan 2 trafikantë të tjerë në rrethin Eëües në Cluses. Prokuroaj e Bonneville i nxiti të dëshmojnë duke thënë se duhet të kenë guxim për të denoncuar trafikantët nëse duan paqe.

Ata rrëfyen se kishin parë një ‘tregtar’ që shiste kokainë dhe kanabis në një kantier ndërtimi. Ai përdorte kutinë postare të një familjeje që nuk jetonte aty për të ruajtur kokainën. Disa të tjerë nuk dëshmonin nga frika e hakmarrjes.

Megjithatë prokurorja i ka nxitur që të dëshmojnë duke i thënë se kanë shumë peshë dhe do të mbeten anonime, ndaj nuk do të cënohet siguria e tyre prej trafikantëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?