Goditet grupi që planifikoi vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë, reagon Balla: Shembull për t’i zbardhur deri në fund ngjarjet kriminale

17 Shkurt, 16:49| Përditesimi: 17 Shkurt, 16:52

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një postimin e tij në rrjetet sociale ka reaguar për operacionin e fundit ë policisë së shtetit të udhëhequr nga SPAK që çoi goditjen e grupit prej tre personash që planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Arrestimi i një personi në verën e vitit të kaluar në Vlorë, ndërsa përgatitej të kryente një krim të rëndë kundër personit, nga Policia e Shtetit dhe hetimi shumë profesional disa mujor nën drejtimin e një prej prokurorëve të SPAK, ka çuar në identifikimin dhe vendosjen nën akuzë të tre anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal. Ky operacion dhe kjo formë efikase bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe SPAK janë një shembull i shkëlqyer për t’u shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve kriminale”, shkruan Balla.

“Gjithashtu përgëzime Policisë së Shtetit në Tropojë, Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe Muriqan, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorisë për Krimet e Rënda në DPPSH. Gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, uniforma ushtarake, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme”, nënvizon Balla.


Lajmi kryesor:

Planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës, goditet 'trekëndëshi' kriminal në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete, në kërkim dy të tjerë (Emri)


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?